Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby d’Italia
Juventusi dhe Interi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Bianconerët janë nikoqir të Nerazzurrëve në kuadër të Derby d’Italia i cili pritet me entuziazëm të madh, pasi të dy skuadrat janë në formë të lartë në ndeshjet e fundit në Serie A.
Vendi: Allianz StadiumKoha: 20:45
Angel Di Maria dhe Gleison Bremer pritet të startojnë për Juventusin të dielën mbrëma.
Dy sulmuesit, Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa pritet ta nisin ndeshjen nga bankina, me italianin që do të inkuadrohet në pjesën e dytë, ndërsa serbi nuk është i sigurt.
Romelu Lukaku pësoi një tjetër lëndim javën e kaluar dhe do të jetë i padisponueshëm për këtë ndeshje.
Mesfushori Marcelo Brozovic është mjaftueshëm në formë pas rikthimit nga lëndimi, por ndeshjen pritet ta nis vetëm nga bankina.
Goli i parë i Nicolo Fagiolit në Serie A i dha Juves fitoren e tretë radhazi në ligë pasi siguruan tre pikë në Lecce pavarësisht mungesave të shumta për shkak të lëndimeve.
Interi gjithashtu ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit pasi shënoi me lehtësi tre gola ndaj Sampdoria fundjavën e kaluar.
Edhe pse sezoni është ende i gjatë, një fitore do të ishte një rezultat i madh për objektivat e të dyja skuadrave pasi ato aktualisht po përpiqen të mbyllen në top katërshe.
Ndeshja e fundit mes të dyja ekipeve pa shumë polemika dhe ne do të jemi dëshmitarë të një skenari të ngjashëm edhe këtë fundjavë.


