Please enter at least 3 characters.

Juve rikthen interesimin për Verrattin

2018/05/Marco-Verratti-Neymar.jpg
324:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 31: Neymar of PSG and Marco Verratti of PSG celebrates after Marco Verratti scored his sides first goal during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Paris Saint Germainit, Marco Verratti.

Zonja e Vjetër ishte shumë afër të nënshkruante me italianin sa ishte në Pescara, por ai në fund vendosi t'i bashkohet klubit nga Ligue 1 në verën e 2012.

Por, raportimet në media për interesimin e Juves për mesfushorin nuk janë ndalur asnjëherë dhe ato kanë rifilluar prapë sot (e martë) nga Corriere dello Sport.

(Foto: Getty Images)

Qëllimi i kampionëve të Serie A është të nënshkruajnë gjatë verës me një mesfushor cilësor dhe 25-vjeçari së bashku me Sergej Milinkovic-Savic e Lazios, janë objektivat kryesor.

Verratti është një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por ka pasur disa probleme me lëndime në sezonet e fundit.

Për shkak të lëndimit, lojtari është paraqitur vetëm në 20 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

Çmimi i lojtarit është rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/