Please enter at least 3 characters.

Justin dhe Hailey Bieber shijojnë pushimet në rezidencën ku qëndruan familja Kardashian-Jenner

2020/08/32240020-0-image-m-27_1598054119634-e1598109113374.jpg

Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner kanë qenë duke shijuar pushimet në një shtëpi luksoze në Malibu.

Por, përpos këtyre dy emrave të njohur edhe Justin me bashkëshorten e tij, Hailey kanë vendosur që të shkojnë në po të njëjtin vend, shkruan Daily Mail.

26-vjeçari ishte fotografuar nga paparacit, ndërsa shihej me një bluzë dhe pantallona të gjera.

Ndërkaq, Hailey nën një këmishë mbante të veshur një palë bikini, e cila nuk ia kufizonte t’i theksonte linjat trupore.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, modelja e njohur ishte parë pa ndonjë lloj makijazhi, teksa flokët i kishte lidhur prapa kokës.

Derisa po dilnin nga vendi ku po qëndronin, çifti janë parë duke buzëqeshur e shkëmbyer puthje mes vete.

Së fundmi për dyshen është spekuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë të cilën e ka hedhur poshtë Hailey. /Telegrafi/