Justin dhe Hailey Bieber shfaqen më të dashuruar se kurrë në kopertinën e WYouth
Justin dhe Hailey Bieber kanë pozuar së bashku për kopertinën e parë të revistës WYouth, ku shfaqen duke u puthur me pasion dhe duke dhënë një tjetër pamje të marrëdhënies së tyre.
Çifti, i cili ka djalin Jack, dy vjeç, pozoi edhe në ambiente private, përfshirë dhomën e gjumit.
Në një prej fotografive, Justin fotografoi Hailey-n me një fustan ngjyrë fildishi, ndërsa ajo e fotografoi atë pa këmishë, me pantallona të shkurtra portokalli nga linja e tij e veshjeve SKYLRK, shkruan DailyMail.
Në intervistën shoqëruese, të dy folën për martesën dhe preferencat e tyre. Kur u pyetën për artistët e tyre të preferuar të të gjitha kohërave, Hailey tha se ishte “shumë e vështirë të zgjedhësh një”, ndërsa Justin u pajtua me të.
Të dy zbuluan gjithashtu se mënyra e tyre e preferuar për t’u çlodhur është të shkojnë në një qendër spa.
Fotografitë vijnë vetëm disa ditë pasi çifti u fotografua në dasmën e Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski, ku u vunë re duke zhvilluar një bisedë të tensionuar.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha se sjellja e Hailey-t dhe qëndrimi i Justin-it krijonin përshtypjen e “tensionit ose dramës”.
Megjithatë, miqtë e çiftit kanë insistuar se ata janë çmendurisht të dashuruar dhe shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/


