Justin Cecil largohet nga KB Bashkimi
09/12/2013
Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook.
“Cecil është larguar për arsye personale të tija dhe skuadra jonë do të vazhdojë garat me tre të huaj deri në përfundim të stinorit vjeshtor.
Klubi i Bashkimit e falënderon basketbollistin në fjalë për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijim të karrierës”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/


