Please enter at least 3 characters.

Justin Biber publikon fotografi nga vetizolimi, argëton veten përmes lojërave

2020/04/GettyImages-1181291724.jpg
234:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 09: Justin Bieber waits in the ring after the fight between KSI and Logan Paul at Staples Center on November 9, 2019 in Los Angeles, California. KSI won by decision. (Photo by Jayne Kamin-Oncea/Getty Images)
12:"Getty Images

Justin Bieber si duket ka qenë në humor të mirë, pasi publikoi disa imazhe të vetës në rrjetet sociale.

26-vjeçari ndau disa fotografi të tij duke luajtur me daulle, duke praktikuar aftësitë në lojën hokej dhe madje ka luajtur disa lojëra me vëllanë e tij të vogël, Jaxon, shkruan Daily Mail.

Një tjetër grup i dy fotografive, tregoi se Bieber ishte duke kërcyer në ajër, duke zbuluar logon e Drew House nga kompania e tij e veshjeve në pantallona të shkurtra.

Fotot e Justin dhe Hailey vijnë vetëm disa ditë, pasi kjo e fundit uroi motrën e saj, Alaia, duke njoftuar se është shtatzënë, ndërsa njëkohësisht duke zbuluar sekuenca të muzikës së re nga burri i saj.

Biber nuk la anash për të komentuar edhe albumin e ri, ku sipas tij, është duke u dëgjuar në masë të madhe në këtë kohë të vetizolimit.

Bieber sapo ka publikuar albumin e tij të radhës, i cili supozohej të kishte një turne mbarëbotëror më vonë.

Ky turne u planifikua të fillojë në 14 maj në CenturyLink Field në Seattle, por përfundimisht u shty për shkak të shpërthimit të coronavirusit. /Telegrafi/