")
Please enter at least 3 characters.

Junior Firpo shfaqet si objektiv i Real Madridit

2018/12/Junior-Firpo.jpg
273:"BARCELONA, SPAIN - NOVEMBER 11: Junior Firpo of Real Betis (C) celebrates after scoring his team's first goal during the La Liga match between FC Barcelona and Real Betis Balompie at Camp Nou on November 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka identifikuar anësorin e krahut të majtë të Real Betisit, Junior Firpon si objektivin e tyre për afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi i lindur në Republikën Dominikane fitoi debutimin e tij të parë në Los Verdiblancos vetëm më parë këtë vit.

Por, Junior Firpo tani ka vendosur veten si një titullar i rregullt i Betisit, duke bërë 33 paraqitje.

Junior Firpo duke festuar golin ndaj Real Madridit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë një zëvendësim afatgjatë për Marcelon dhe janë të gatshëm të tentojnë transferimin e Firpos.

Mbretërit synojnë të aktivizojnë klauzolën e Junior Firpos, e cila peshon plot 50 milionë euro me klubin nga Sevilla.

Junior pranoi një zgjatje afatgjate të kontratës në klubin e Betisit deri në qershor të vitit 2023 pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse.

Junior shënoi edhe ndaj Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Firpo ka shënuar në tri gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në La Liga - ku golat erdhën kundër Celta Vigos, Barcelonës dhe Real Sociedadit.

Raportet në Angli e kanë lidhur lojtarin edhe Arsenalin dhe Manchester Cityn, edhe pse lojtari ka deklaruar se e sheh veten në Betis për shumë vite.

Ai do të humbasë ndeshjet e ardhshme të La Ligas kundër Huesca dhe Real Madridit shkaku i lëndimit. /Telegrafi/