Please enter at least 3 characters.

Joshua Kimmich zbulon të ardhmen e David Alabas: Nuk është keq të shkosh te Real Madridi pas Bayern Munich

2021/04/joshua-kimmich-and-david-alaba_1vzf315riq0p519pkyt3o24y2t.jpg

Joshua Kimmich mendon se David Alaba ka bërë lëvizjen e duhur në karrierë, pasi sipas tij do të kalojë te Real Madridi.

Shumë media kishin raportuar që në janar se austriaku do të bashkohej me Real Madridin, sapo kontrata e tij me Bayern Munich do të përfundojë në qershor.

Tani ku ka mbetur vetëm konfirmimi zyrtar i nevojshëm për transferim, Kimmich është i kënaqur që shoku i tij i skuadrës është transferuar në një tjetër nga klubet më të mëdha të Evropës.

"Ai i ka fituar të gjitha këtu. Unë do të thoja që Real Madrid është, pa asnjë dyshim, një klub i respektuar”.

"Nuk ka shumë vende ku mund të shkosh pas Bayern Munchen , por Real Madrid nuk është aspak i keq", ka thënë Kimmich.

Alaba ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare në Real Madridin, e cila vlen 11 milionë euro në sezon.

Dy mbrojtësit qendrorë të Real Madridit, Raphael Varane dhe Sergio Ramos, mund të largohen në verë. /Telegrafi/