Joshua dhe Ngannou futen me stil në ring, gjithçka gati për meçin e madh
Në Riad do të zhvillohet meçi i madh i peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Franics Ngannou dhe tani është gjithçka gati.
Të enjten, dyshja u ngjitën në peshore, ku Ngannou pas matjes peshoi 123.6 kilogramë, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.
Dyshja kanë kryer stërvitjet e fundit në dhomat e tyre, për tu nisur pastaj drejt ringut.
Joshua doli me ngjyra të bardha si zakonisht, ndërsa Ngannou kishte një kombinim mes ngjyrës rozë dhe bardh.
https://twitter.com/xx_zamani/status/1766259149162041458
Sipas asaj që shkruajnë mediat e njohur të boksit, Joshua do të fitojë rreth 31 milionë euro për luftën e tij ndaj Ngannou, ndërsa kamerunasi do të marrë vetëm 16 milionë euro.
Një pagë që nuk ishte marrë asnjëherë nga Ngannou, i cili më parë ishte luftëtar i UFC, ndërsa Joshua vazhdon të mbetet ndër boksierët më të paguar në histori. /Telegrafi/


