Please enter at least 3 characters.

Joshua: Brenda tri ditësh do të mësohet emri i kundërshtarit të ri

2019/02/JoshuaMillweer-2.jpg
323:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Anthony Joshua and Jarrell Miller square up during an Anthony Joshua and Jarrell Miller Press Conference ahead of their fight in June 2019 for the IBF, WBA and WBO heavyweight titles at Hilton London Syon Park on February 25, 2019 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua shpreson që ta konfirmojë kundërshtarin e ardhshëm në ditët në vijim, pasi Jarrell Miller është pezulluar për përdorim të substancave të ndaluara.

Kampioni i WBO, WBA dhe IBF ishte caktuar t'i mbronte titujt e tij më 1 qershor në Madison Square Garden në New York, në debutimin e tij në Amerikë, mirëpo kundërshtari i britanikut ka dështuar në testet anti-doping dhe nuk mund ta zhvillojë meçin.

Data dhe vendi i duelit të Joshuas nuk do të ndryshojë, pos që boksieri në këndin tjetër nuk do të jetë Miller.

"Këto gjëra ndodhin në sport, prandaj unë nuk shqetësohem për këto, por unë i thashë (promovuesit Eddie HEarn) se kushdo që të jetë (kundërshtari i ri), unë jam i gatshëm".

"Ai (Hearn) po zhvillon bisedime. Shpresoj që në 48 apo 72 orët në vazhdim të kemi diçka të re. Dueli i 1 qershorit në MSG do të ndodhë", ka thënë Joshua në kanalin e tij në YouTube. /Telegrafi/