Please enter at least 3 characters.

Joao Felix ia mbyll dyert Manchester Cityt: Jam i lumtur te Atletico

2022/06/GetPaidStock.com-62b7a76694a88-e1656203242655.jpg
285:"ESP: Atletico de Madrid v RCD Espanyol. La Liga Joao Felix of Atletico de Madrid during the La Liga match between Atletico de Madrid and RCD Espanyol played at Wanda Metropolitano Stadium on April 17, 2022 in Madrid, Spain. kpng Copyright: xRubenxAlbarranx/xPRESSINPHOTOx RA_220417_020
18:"IMAGO/Pressinphoto

Joao Felix është njëri nga objektivat e Manchester Cityt për repartin ofensivë për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi portugez pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që ka kërkuar transferimin e tij në Etihad Stadium.

Por transferimi i Felix te kampioni në fuqi i Anglisë nuk do të jetë aspak i lehtë, për faktin se Atletico Madrid është një skuadër shumë e vështirë për t'i blerë futbollistë.

22-vjeçari ka pasur një sezon të mirë, ku në 34 ndeshje zyrtare shënoi 10 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.

Megjithatë ka qenë vet sulmuesi portugez që i ka mbyllur derën kampionëve të Anglisë, duke thënë se është i lumtur te Atletico Madrid.

“Jam mire tek Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes. Jam i vetëdijshëm për atë që mund të bëj dhe për këtë arsye jam i qetë edhe me veten time”, u shpreh talenti portugez.

Felix ka kontratë afatgjate me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2026 me skuadrën spanjolle që tri vite më parë pagoi 127 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.

Interesim për portugezin kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Tottenham Hotspur, PSG e Bayern Munich, por qëllimi i futbollistit është të mbetet në Vanda Metropolitano. /Telegrafi/