Please enter at least 3 characters.

Jeto më shëndetshëm duke iu përmbajtur shtatë këshillave të thjeshta

2018/09/health-fitness-2015-08-expiration-main.jpg

Shtatëshja e thjeshtë është projektuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës me qëllim të përmirësimit të shëndetit duke edukuar publikun se si të jetojë më mirë.

Këto masa kanë një gjë unike të përbashkët: çdo person mund t’i bëjë këto ndryshime, hapat nuk janë të shtrenjtë për t'u marrë dhe madje këto modifikime të thjeshta në stilin e jetës do të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj. Filloni me një ose dy.

Kjo listë e thjeshtë me shtatë hapa është përpunuar  për të na dhënë atë që të gjithë e shpresojmë - një jetë të gjatë, produktive dhe të shëndetshme.

Këta shtatë hapa të thjeshtë janë siç vijojnë :

- Menaxhimi i presionit arterial - si faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.

- Mbajtja nën kontroll e kolesterolit – kolesteroli ndikon në formimin e pllakave sklerotike që bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.

- Reduktimi i sheqerit në gjakNiveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton zemrën, veshkat dhe nervat.

- Aktiviteti i rregullt fizik - aktiviteti fizik ditor rritë gjatësinë dhe cilësinë e jetës.

- Ushqimi i shëndetshëm - Një dietë e shëndetshme është një nga armët më të mira për luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

- Humbja peshës - Kur largoni kilogramët e tepërt  dhe yndyrnat e panevojshme, ju zvogëloni barrën në zemrën, mushkëritë, enët e gjakut dhe skeletin tuaj.

- Mospirja e duhanit - Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse pini duhan, ndërprerja e pirjes së duhanit është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. /Telegrafi/