Please enter at least 3 characters.

Jessie J reagon sërish ndaj kritikëve: Nuk më intereson çfarë thoni

2019/05/GETYII-e1557481053649.jpg
214:"INGLEWOOD, CA - APRIL 27: Singer Jessie J attends WE Day California to celebrate young people changing the world at The Forum on April 27, 2017 in Inglewood, California. (Photo by Jesse Grant/Getty Images for WE)
11:"Jesse Grant

Këngëtares angleze, Jessie J nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët rreth saj.

Ajo ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj për pamjen fizike dhe së fundmi për tatuazhin që e ka bërë.

"Poo, tatuazhi im thotë..."mos e humbisni atë që jeni në turbullira të yjeve", ka shkruar ajo. "E di që e kam gjoksin e vogël, mos e humbisni kohën duke më treguar mua", shton më tutje Jessie.

Jessie para disa muajve në një koncert kishte bërë një rrëfim për fansat e saj duke u treguar se nuk mund të lindë fëmijë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ndërsa sa i përket jetës private, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ajo është në lidhje me aktorin Channing Tatum.

Përndryshe, këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018 me këngë e koncerte të shumta. "Brave", është kënga më e re e saj në bashkëpunim me Dion Diablo. /Telegrafi/