Please enter at least 3 characters.

Jerome Klien thotë se lojtarët e Besës janë të lodhur

2020/09/Jerome-Klein.png

Besa nuk po arrin asesi të këndellet , derisa u mposht 2-0 në javën e 16-të të Superligës së Kosovës nga Llapi.

Trajneri Jerome Klien ka thënë se skuadra e tij është e lodhur, pasi çdo tre ditë zhvillojnë ndeshje.

“Kemi pranuar dy gola herët dhe e patëm të vështirë për t’u kthyer në lojë”, ka thënë trajneri i Besës pas ndeshjes për “ArtSport”.

“Jemi të lodhur për shkak të ndeshjeve shumë të ngjeshura në çdo të tretën ditë”.

“Është një orar i vështirë për ne, mirëpo ne do mundohemi që të ndryshojmë gjërat për të mirë në ndeshjet e radhës”, përfundoi Klein. /Telegrafi/