Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez mahnit me pozat nga festa e ditëlindjes së motrës së saj

Jennifer Lopez ka ndarë disa momente të veçanta nga udhëtimi i saj në Evropë, ku ka festuar ditëlindjen e motrës së saj, Lyndas Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi disa fotografi nga pushimet, duke treguar afërsinë e madhe mes tyre.

Në një nga pamjet, Lopez shfaqet duke shijuar një moment relaksi në vaskë gjatë festës së motrës së saj, ndërsa Lyndas shihet pranë saj duke qeshur. Dy motrat tërhoqën vëmendjen e fansave edhe për ngjashmërinë e madhe mes tyre, shkruan DailyMail.

“Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë!! Të dua Lynnie! Gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Jennifer në postimin e saj.

Ylli i “On the Floor” po kalon një periudhë të ngarkuar me udhëtime dhe dalje publike. Pas qëndrimit në Paris për Javën e Modës Haute Couture, ajo u shfaq edhe në Wimbledon në Londër, ku ndoqi finalen e meshkujve.

Lopez, e cila finalizoi divorcin nga Ben Affleck vitin e kaluar, ka thënë së fundmi se ndihet mirë me jetën e saj aktuale dhe është e hapur për të ardhmen. “Do të takoj dikë një ditë, nëse është mjaftueshëm i mirë”, është shprehur ajo. /Telegrafi/