"Jemi gati – me zemër, pasion e besim” - FFK bën thirrje për ndeshjen Kosovë-Suedi
07/09/2025
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të veçantë për ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova do të përballet me Suedinë.
Pas humbjes 4:0 ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse në Basel, “Dardanët” synojnë të rikthehen fuqishëm para tifozëve të tyre.
FFK ka theksuar vendosmërinë e skuadrës me mesazhin: “Jemi gati – me zemër, pasion e besim!”.
Përveç njoftimit, federata ka shpërndarë edhe një video motivuese me momente nga festat e mëparshme të lojtarëve dhe tifozëve, duke rritur atmosferën para sfidës kundër suedezëve.
Ndeshja zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/


