Please enter at least 3 characters.

Javë interesante në volejboll

2016/01/f.1111104815960_210.jpg

 Kjo javë pritet të jetë interesante sepse në të dy konkurrencat kemi nga një derbi. Ndër meshkujt epiteti i kryendeshjes i takon përballjes ndërmjet Akpa te Luzha dhe Therandës, ndërsa në konkurrencën e femrave veçohet derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Palët rivale në Superligën e meshkujve janë këto: të shtunën zhvillohen Gjimnazisti – Besa (13:00) dhe Akpa te Luzha - Theranda (19:00) ndërsa të dielën Drita – Prishtina (20:00).

Në konkurrencën e femrave nesër (e shtunë) në program është vetëm një takim, Kosova – Universiteti AAB Riinvest (15:00) ndërsa të dielën dy takime: Skenderaj – Kastrioti (17:00) dhe Drita – Prishtina (18:00). /Telegrafi/