Please enter at least 3 characters.

James: Ndeshjet ndaj Realit speciale për mua

2018/04/James-Rodriugez-e1523966533290.jpg
282:"SEVILLE, SPAIN - APRIL 02: James Rodriguez of Bayern Muenchen passes during a training session prior to the UEFA Champions League Quarter-Final first leg match against Sevilla at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on April 2, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Bayern Munichut, James Rodriguez, e cilëson si speciale përballjen me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kolumbiani aktualisht është i huazuar te klubi gjerman nga Los Blancos për dy sezone, mezi po pret përballjen me ish-skuadrën e tij.

"Këto dy ndeshje do të jenë speciale për mua për shkak të kaluarës sime", ka thënë James në intervistën për Diario AS.

(Foto: Getty Images)

"Kam luajtur për tri vite në Real Madrid, kam shumë kujtime të mira nga koha e kaluar atje dhe ishte një periudhë e suksesshme me tituj".

"Kam shumë shokë dhe mezi po pres t'i takoj prapë, por kjo është dytësore në këto dy ndeshje të rëndësishme".

"Jemi gjithë të fokusuar për të arritur finalen, do ishte një objektiv i rëndësishëm dhe ne besojmë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi".

“Hakmarrje? Jo, aspak, nuk ka nevojë për atë gjë. Këto janë vetëm dy ndeshje të vështira me një çmim të madh në fund".

"Të dy klubet janë të mëdha dhe kur luajnë në mes vete gjithmonë ndodh për raste speciale, por ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë", ka shtuar James. /Telegrafi/