Please enter at least 3 characters.

Jakup Krasniqi uron Albin Kurtin për fitore të zgjedhjeve

2018/02/Jakup-Krasniqi-foto-ridvan-1200x630-1.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këto zgjedhje janë fitore e demokracisë.

Postimi i plotë:URIMI PËR ZGJEDHJET!Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë.Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin!Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi! ./Telegrafi/