Jadon Sancho do të jetë shënjestra kryesore e Unitedit në janar
304:"DORTMUND, GERMANY - MARCH 05: Jadon Sancho of Borussia Dortmund in action during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Westfalen Stadium on March 05, 2019 in Dortmund, North Rhine-Westphalia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Jadon Sancho (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/08/2019
Manchester Unitedi do ta bëjë Jadon Sanchon prioritet për afatin kalimtar të janarit kur pritet që klubi anglez të shpenzojë shumë.
Djajtë e Kuq u përpoqën ta transferonin talentin e Borussia Dortmundit gjatë verës, mirëpo klubi nga Bundesliga refuzoi ta shesë.
Për më shumë, 19-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratë të re me BVB, nga e cila do të përfitojë 208.000 euro në javë (afro 11 milionë euro në sezon).
Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka në plan të heqë dorë nga Sancho, të cilin do ta kërkojë përsëri në afatin kalimtar dimëror.
Trajneri i Djajve të Kuq do të ketë në dispozicion 100 milionë funte (109 milionë euro) në janar, ndërsa mesfushori i talentuar do të jetë në krye të listës së transferimeve. /Telegrafi/


