Please enter at least 3 characters.

Jada Pinkett Smith tregon se kishte varësi nga pornografia

2019/05/GettyImages-658022916-e1558459527281.jpg
245:"FONTANA, CA - MARCH 26: Actress Jada Pinkett Smith participates in the drivers meeting for the Monster Energy NASCAR Cup Series Auto Club 400 at Auto Club Speedway on March 26, 2017 in Fontana, California. (Photo by Matt Sullivan/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja amerikane, Jada Pinkett-Smith, ka folur haptas për një marrëdhënie jo shumë të mirë në raport me pornografinë.

47-vjeçarja ka thënë se në të kaluarën ka qenë e varur nga pornografia. "Unë nuk isha në lidhje dashurie kur kisha varësi nga pornografia", u shpreh ajo në shoun e saj në Facebook, "Red Table Talk".

Jada Pinkket Smith (Foto:Dan MacMedan/Getty Images/Guliver)

Pinkett-Smith, e cila është e martuar me aktorin Will Smith, ka thënë se ajo ndoshta ishte e varur nga pornografia, sepse ndihej ‘shumë e zbrazët’ duke shtuar se pornografia i jepte "pritje të rreme" kur vinte puna te lidhjet e dashurisë.

Gjatë këtij emisioni, 47-vjeçarja dhe familja e saj kanë diskutuar se si ekziston një stigmë rreth pornografisë, por edhe se si varësia ndaj saj mund ta shkatërrojë karrierën dhe jetën e njerëzve.

Jada Pinkett është e martuar që 20 vjet me aktorin Will Smith dhe çifti është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/