Please enter at least 3 characters.

Ja lista e futbollistëve të Kosovës kundër Omanit

2016/01/ja-lista-e-futbollist-euml-ve-t-euml-kosov-euml-s-kund-euml-r-omanit_hd.jpg

“Të ftuar në fillim ishin 23 futbollistë dhe gradualisht kemi marr vendim që mos ta rrisim numrin, por ta zvogëlojmë dhe ta kemi konstant. Në këtë koment jemi 16 lojtarë dhe tre portierë dhe kjo është normale pasi luhet vetëm një ndeshje dhe zhvillohet në Kosovë”, tha Bunjaki që lexoi një nga një emrat e të ftuarve.

“Kushtrim Mushica dhe Mentor Zhdrella janë liruar për shkak se Prishtina luan dhe për interesin tonë dhe të tyre, më mirë është që ata të luajnë për Prishtinën sesa në konkurrencë te Kosova. Në vend të Mushicës është Ilir Avdyli. Kemi ftuar edhe portierin e Lirisë, Betim Berisha që është pjesë e Kosovës U-19. Kjo është një lidhshmëri me Përfaqësueset e grupmoshave që nuk kanë shumë aktivitete, por kështu rritet motivi i lojtarëve”, shtoi Bunjaki, i cili kësaj radhe nuk ftoi emrat si Enis Alushi, Faton Toski e të tjerë për shkak të formës jo të mirë.

Siç dihet, dyshja e sulmit, Ilir Azemi dhe Albert Bunjaku kanë munguar me arsye. I pari për shkak të aksidentit, kurse i dyti për shkak të lëndimit. /SportPlus/Telegrafi/

Lista e plotë

Portierë

Samir Ujkani (Palermo)
Ilir Avdyli (Hajvalia)
Betim Berisha (Liria)

Mbrojtës

Keart Paçarada (Sandhausen)
Shkodran Metaj (Flamurtari)
Ilir Berisha (Orebro)
Avni Pepa (Sandnes ULF)
Loret Sadiku (Mersin)
Fanol Përdedaj (Energie Cotbus)

Mesfushorë

Ardian Gashi (Odd B.K.)
Anel Rashkaj (Sandnes ULF)
Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt)
Imran Bunjaku (Grasshoper)
Kristian Nushi (St. Gallen)
Flamur Kastrati (Stromsgodest)

Sulmues

Bersant Celina (Manchester City)
Kushtrim Lushtaku (Kukësi)
Dardan Rexhepi (Brommajpokarna)
Shpëtim Hasani (Gornik)