Please enter at least 3 characters.

Ja kush ia shpëtoi jetën Samir Shaptahoviqit (Foto)

2016/01/ja-kush-ia-shp-euml-toi-jet-euml-n-samir-shaptahoviqit-foto_hd.jpg

Telegrafi para disa çastesh ka kontaktuar me një burim brenda klubit të Sigal Prishtinës, i cili ka shpjeguar se çfarë ndodhi në ato momente dhe kush ishin personat që e shpëtuan Samirin.

“Samirin e shpëtoi Ekrem Salihu, i cili me vite të tëra është në shërbim të KB Prishtinës falas, me profesion stomalog dhe njeriu i cili e len edhe punën e tij profesionale vetëm për t’i qëndruar afër klubit të tij. Ai u asistua edhe nga ekonomi i klubit, Mexhit Sogojeva, i cili me profesion është laborant”, tha fillimisht burimi brenda klubit të Prishtinës për Telegrafin.

“Ngjarja ka ndodhur kur Samiri është alivanosur dhe është shtrirë për toke pa vetëdije. Në ato momente, Ekremi është afruar dhe ia ka nxjerr gjuhën, ndërsa Mexhiti e ka mbajtur Samirin”, shpjegoi burimi i Telegrafit, i cili deshi të mbetet anonim.

Shaptahoviq tashmë është shëndosh e mirë dhe këtë e kanë konfirmuar burime të Telegrafit brenda klubit pejan.

Veprimi i stafit të Sigal Prishtinës për t’i dalë në ndihmë Samir Shaptahut, ka dhënë një mesazh të fortë për adhuruesit e basketbollit se respekti dhe kujdesi i ndërsjellë duhet të jetë mbi të gjitha, edhe mbi basketbollin. /Telegrafi/