Ixhet Memeti luan bastore dhe nuk paguan taksa rrugore (Video)
06/05/2016
Avokati i popullit dhe ish funksionari i Partisë për Prosperitet Demokratik ka folur për gjëra që nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai në rubrikën ''Shkurt e shqip'' në emisionin ''E diela me ne'' ka treguar se luan bastore atëherë kur luan Barcelona dhe se nuk paguan pagesa për rrugë.
Në pyetjen ''A i frekuentoni bastoret'' Memeti përgjigjet ''Po të shtunave kam një vend ku dal me shokë dhe të drejtën të ju them se kur luan Barcelona, unë e luaj një tiketë'' thotë mes tjerash Memeti.
Memeti ka pranuar se nuk paguan pagesa rrugore./Telegrafi/


