Please enter at least 3 characters.

Ivanovi nderohet me vlerësim të lartë në Rusi

2017/02/Ivanov-Selfie.jpg

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është vlerësuar me çmimin ''Shenjtëria e tij, Patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë, Aleksej i dytë'' për vitin 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i Kryetarit Ivanov. Çmimi do t'i jepet Ivanovit në muajin maj nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, zotëri Kirili.

Çmimi jepet nga Fondaiconi ndërkombëtar shoqëror për bashkimin e popujve ortodoks për veprimtari të shkëlqyer në forcimin e bashkimit të popujve ortodoks dhe për vërtetimin dhe promovimin e vlerave të krishtere në jetë dhe shoqëri./Telegrafi/