Please enter at least 3 characters.

Iu ndalua fluturimi në zonat ajrore nga vendet e Ballkanit, konfirmohet edhe zyrtarisht anulimi i vizitës së Lavrovit në Serbi

2022/06/26b232c334e86e69ea70ac5d228722086-e1654509326707.jpg

Ambasadori rus Aleksandr Botsan Kharchenko e ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm se zyrtarisht është anuluar vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga vet presidenti serb, i cili gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Beograd, përcjell Telegrafi.

“Ambasadori më informoi për arsyet që e pamundësuan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd dhe solli dokumente që e mbështesin këtë...”, ka shkruar Vuçiq.

Pas takimit të sotëm, Vuçiq tha se arsyet e anulimit të vizitës ia ka treguar Bocan Kharchenko, por ato do t'ia tregojë publikut në fjalimin e tij sonte në orën 19.30.

Ndërkohë raportimet për mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanin që do të sillte Lavrovin në Serbi, në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi janë konfirmuar mbrëmë nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ishte planifikuar të vizitonte Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor. /Telegrafi/