Please enter at least 3 characters.

Istogu mund të mos vazhdoi me Nazmi Ramën

2016/01/istogu-mund-t-euml-mos-vazhdoi-me-nazmi-ram-euml-n_hd.jpg

Istogu nuk e kishte nisur mirë kampionatin, duke dështuar totalisht në ndeshjet e para. Ndryshimet në shtabin teknik dolën të jenë të qëlluara, pasi ardhja e Nazmi Ramës këndelli skuadrën që u ngrit goxha në renditje. Në pesë ndeshjet e para në bankinën e ‘troftave’, Rama arriti katër fitore dhe një humbje, duke këndellë ekipin.

Mirëpo, xhirot në vijim nuk ishin të suksesshme dhe dukagjinasit pësuan rënie. Duke kërkuar një vlerësim për rezultatet, gazeta ka pyetur drejtorin e klubit, Fazli Bytyqin për faktin nëse do të vazhdojnë apo jo me trajnerin Rama, të cilit i ka përfunduar marrëveshja.

“Ne do të ulemi ditëve në vazhdim dhe do të bisedojmë me Ramën. Mirëpo, thënë të drejtën, nuk jemi të kënaqur me rezultatet e fundit. Kjo po shihet edhe në renditje. Sa i përket mundësisë nëse do të vazhdojmë apo jo, varet prej kushteve”, deklaroi Bytyqi për ‘Sport Plus’.

Sinjali i drejtorit lë të kuptohet se një marrëveshje e re Istogu – Rama është vështirë e arritshme, por të gjitha mundësitë janë të hapura. /Telegrafi/