Please enter at least 3 characters.

Ismajli përforcon Prishtinën

2016/01/ismajli-p-euml-rforcon-prishtin-euml-n_hd.jpg

Konfirmimin për huazimin e mbrojtësit 18-vjeçar në Prishtinë e ka bërë klubi i 2 Korrikut, përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social 'Facebook'.

“Njoftojmë dashamirët dhe simpatizuesit e klubit tonë që sot, ne KF 2Korriku dhe KF Prishtina kemi arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Ardian Ismajli te klubi 'bardhëekaltër' për edicionin 2015/2016 (Marrëveshje 1 vjeçare)”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

Klubi i 2 Korrikut gjithashtu i ka uruar shumë suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme te gjiganti kosovar.

Ismajli edhe pse vetëm 18 vjeçar, në pozitën e tij është njëri prej futbollistëve më të talentuar dhe me perspektiv, ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në gjeneratat U-18 dhe U-19.