Please enter at least 3 characters.

ISIS kërcënon me vrasje ish-myftiun e Sanxhakut

2016/01/myftiu-zukorliq-k-euml-rkon-autonomi-p-euml-r-sanxhakun_hd.jpg

Shteti i ashtuquajtur Islamik (ISIS), e ka kërcënuar me vrasje ish-myftiun e Sanxhakut - tash deputet i Kuvendit të Serbisë - Muamer Zukorliq.

Vet Zukorliq thotë se nuk frikësohet nga ky kërcënim, mirëpo atë e kupton seriozisht, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të na frikësojnë. Do të vazhdoj të veproj. Politika e pajtimit nuk ka alternativë”, ka thënë Zukorliq.

“Furat Media”, portal i ISIS-it, ka publikuar një xhirim në gjuhen boshnjake ku i fton simpatizantët e ISIS-it që ta vrasin Zukorliqin, transmeton Saff.ba.

“Ky xhirim është shënj dhe paralajmërim i aktiviteteve të reja të ISIS-it në rajonin tonë”, thekson portali.