Please enter at least 3 characters.

Ishulli që ua ndalon hyrjen meshkujve: Finlanda hap dyert e resortit në të cilin mund të kënaqen vetëm femrat (Foto)

2018/02/1-106.jpg
315:"Ladies, if you’ve ever yearned to take a vacation from men, your dream has officially come true. In July 2018, a networking group called SuperShe will open SuperShe Island, billed as an ultra-luxe, health-focused destination where female guests - and female guests only - are invited for retreats and casual stays.
8:"SuperShe

Një kompani amerikane është duke hapur një resort në një ishull në Finlandë, që ua ndalon hyrjen meshkujve.

Ishulli SuperShe është në fazën e fundit të përgatitjeve në arkipelagun e Helsinkit, dhe prite që këto ditë të hapë dyer për mysafirët femra, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull u ndalohet hyrje meshkujve e në veçanti brenda resortit që ka dhoma super luksoze për mysafirët femra. Në fakt atë do të mund ta vizitojnë anëtarët e komunitetit SuperShe, një rrjet i themeluar nga amerikania Kristina Roth.

Roth e cila dikur merrej me biznes, ka pranuar se kjo ide i kishte ardhur në mente kur gjatë një vizite në një ishull në SHBA, e kuptoi se meshkujt i shpërqendrojnë femrat gjatë pushimeve.

"Sa herë që para femrave kalon një mashkull i bukur, ato duhet të jenë të rregulluara. Kështu do të jetë më mirë nëse në një resort turistik femrat rrinë të qeta, pa u frikësuar se ndonjë mashkull mund t'i shoh të parregulluara", ka deklaruar ajo për Neë York Post. /Telegrafi/