Please enter at least 3 characters.

“Isha thjeshtë një vajzë shqiptare që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup”, Ava Max vjen me një mesazh motivues për fansat

2020/01/GettyImages-1170382708.jpg
189:"NEWARK, NEW JERSEY - AUGUST 26: Ava Max attends the 2019 MTV Video Music Awards at Prudential Center on August 26, 2019 in Newark, New Jersey. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Sot ajo është një prej këngëtareve të reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me disa këngë hit e çmime të fituara në konkurse prestigjioze të muzikës nëpër botë, Ava Max është shndërruar pa dyshim në senzacionin e momentit.

Pavarësisht të mirave që gëzon sot, jo gjithmonë jeta është treguar e drejtë për këngëtaren me prejardhje nga Saranda.

Prindërit e saj u shpërngulën në Paris kur ajo ishte shumë e vogël e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo e kujton me shumë vështirësi kur prindërit e saj bënin nga 2-3 punë secili, vetëm për t’iu siguruar jetesën më të mirë të mundshme fëmijëve të tyre.

Edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, 25-vjeçarja vendosi t’i motivojë fansat e saj duke kujtuar momentin kur për herë të parë shkoi në Amerikë, dhe ishte me asgjë me vete por rrobave në trup.

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdhën në Amerikë me asgjë përveç rrobave të tyre. Unë po jua them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar artistja me prejardhje shqiptare, në mbishkrimin e një fotografie të realizuar në Tajvan. /Telegrafi/