Please enter at least 3 characters.

Ish-zëvendësministri Berisha: Kosova i krijoi vetes iluzionin se Kurti me shokë përfaqësojnë dijen, kulturën e moralin e shoqërisë

2022/04/Anton-Berisha-para-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-per-PTK-dhe-Vala-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se Kosova sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se motoja e tyre është dekadenca ideologjike ‘ne ndërtojmë duke rrënuar’

“’Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes’” - thoshte gjeniu i shkencës Hawking.

Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes  se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.

Në fakt, ata përfaqësojnë vetëm një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.

Motoja e tyre është dekadenca ideologjike ‘ne ndërtojmë duke rrënuar’. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori në shkatërrimin e gjerë nxjerrin përfitime të ngushta”, shkruan Berisha. /Telegrafi/