Please enter at least 3 characters.

Ish pjestari i UÇK-së, Skender Zhitia ftohet nga Gjykata Speciale

2020/08/OVL-UCK-proteste-me-moton-Ne-mbrojtje-te-Luftes-Clirimtare-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është edhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Zhitia.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati tha se si Zhitia po ashtu edhe luftëtarët e UÇK-së, do të dalin të pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar Gucati. /Telegrafi/