Please enter at least 3 characters.

Ish-menaxheri i Britney Spears reagon pas incidentit të fundit: Tregoni më shumë dhembshuri

Britney Spears ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas një incidenti të fundit në Los Angeles, ku u filmua duke dalë përmes tavanit panoramik të automjetit me të cilin po udhëtonte.

Pas pamjeve që u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale, ish-menaxheri i saj, Sam Lutfi, bëri thirrje që publiku të tregojë më shumë mirëkuptim dhe të shmangë gjykimet e nxituara.

“Ajo është një qenie njerëzore para se të jetë një personazh i famshëm. Njerëzit gjykojnë shumë shpejt, veçanërisht kur bëhet fjalë për Britney”, u shpreh Lutfi në një deklaratë për DailyMail.

Ai shtoi se rrjetet sociale nuk mund të shërbejnë si bazë për të nxjerrë përfundime mbi gjendjen e dikujt dhe se nuk dëshiron të spekulojë apo ta diagnostikojë këngëtaren përmes pamjeve të publikuara.

Edhe vetë Spears reagoi në Instagram, duke lënë të kuptohet se videot që qarkulluan nuk pasqyrojnë realitetin e saj të përditshëm. “Njerëzit shohin vetëm dy sekonda të asaj që bëj, por jo ditët dhe orët e jetës sime. Asgjë nuk është ashtu siç duket”, shkroi ajo, duke shtuar me ironi se ndoshta duhet të dalë edhe më shpesh nga tavani i makinës.

Lutfi, marrëdhënia e të cilit me Spears ka qenë e shoqëruar me polemika në të kaluarën, përfundoi reagimin e tij duke theksuar se i uron këngëtares vetëm më të mirat dhe se ajo meriton të trajtohet me të njëjtën dhembshuri si çdo njeri tjetër. /Telegrafi/