Ish-lojtari i Realit godet ashpër Camavingan: Ai është një budalla
Ish-lojtari i Real Madridit, Wesley Sneijder, e ka kritikuar ashpër lojtarin e kombëtares franceze, Eduardo Camavinga, pas përjashtimit të tij të panevojshëm, sipas shumë njerëzve, i cili luajti një rol kyç në eliminimin e klubit madrilen nga Liga e Kampionëve nga Bayern.
Pas përplasjes dramatike në Mynih, Sneijder nuk e fshehu zemërimin e tij për sjelljen e Camavinga në fushë, duke e quajtur lëvizjen e tij "të papërgjegjshme" në një moment kaq kritik të ndeshjes.
"Camavinga është budalla. Nuk mund të bësh gabime të tilla në këtë fazë të ndeshjes", tha ashpër legjenda holandeze.
🚨🗣️ Sneijder: "Camavinga is STUPID! You know what those Real Madrid players should have done after the FT whistle? They should have ran to the dressing room and shown their anger to Camavinga instead!" pic.twitter.com/VcxTwANZab
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 15, 2026
"Ai e vendosi ekipin e tij në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë dhe i dha kundërshtarit një avantazh të qartë”.
Sneijder nuk u ndal me kaq, por tha se shokët e tij të ekipit duhet të kishin reaguar ndryshe pas ndeshjes, në vend që të shpenzonin energji me gjyqtarin.
"Pas fishkëllimës së fundit, lojtarët e Real Madridit duhet të kishin shkuar direkt në dhomat e zhveshjes dhe të kishin shfryrë zemërimin ndaj tij, sepse ai është arsyeja e kësaj katastrofe, në vend që të ankoheshin për vendimet e gjyqtarit", shtoi Sneijder./Telegrafi/


