Please enter at least 3 characters.

Ish-çiklisti Jan Ullrich arrestohet pasi sulmon fqinjin e famshëm Til Schweiger

2018/08/Jan-Ullrich-1.jpg
304:"ST MORITZ, SWITZERLAND - JUNE 13: Former cycling star Jan Ullrich attends the wedding brunch reception of newlyweds Boris Becker and Sharlely Becker at the El Paradiso mountain restaurant the day after the Beckers' wedding on June 13, 2009 in St Moritz, Switzerland. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-çiklisti i njohur gjerman, Jan Ullrich, është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi e ka sulmuar fqinjin e tij, aktorin dhe regjisorin Til Schweiger.

Sipas mediave gjermane, Ullrich e kishte kaluar gardhin e banesës së Schweiger, derisa ky i fundit po festonte me miqtë shfaqjen në kinema të filmit të tij më të fundit “Honey in the Head”, festë në të cilën Ullrich nuk ishte i ftuar.

Til Schweiger (Foto: Getty Images)

E përditshmja Bild bën të ditur se vet Ullrich e ka pranuar agresionin e kryer prej tij, transmeton TCH.

“Isha në rajonin e policisë për pesë orë dhe mund të konfirmoj që ndodhi një incident me fqinjin tim Til. Nuk i imagjinoja kështu pushimet e mia”, është shprehur 44-vjeçari.

Gjermanit i ishte ndaluar t’i afrohej banesës së regjisorit, duke parë sjelljen e çuditshme të tij që ishte vënë re edhe nga një dëshmitar okular.

Jan Ullrich (Foto: Getty Images)

Nuk është hera e parë që ai ka probleme me ligjin. Në vitin 2014 u përplas me një makinë duke lënduar dy persona, me ç’rast u dënua me 21 muaj në lirim me kusht dhe 10.000 franga gjobë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ullrich, i cili jeton në Mallorca nga viti 2016, është fitues i ‘Tour de France’ (1997).