Please enter at least 3 characters.

Ish anëtari i kryesisë së LDK-së në Deçan i bashkohet AAK-së

2018/11/daut-haradinaj-aderim-decan.jpg

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka njoftuar se nga sot degës së partisë në Deçan i është bashkuar Leotrim Hadergjonaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Aleancës po i bashkohen kuadro të dëshmuar, të cilët do vazhdojnë të japin kontributin në sferën e zhvillimit në vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot iu bashkua Ing. Leotrim Hadergjonaj, emër i njohur për qytetarët e Deçanit. Ish anëtar i kryesisë së LDK-së në Deçan, ish kryetar i nëndegës së LDK-së në fshatin Sllup, dhe nënkryetar i shtabit zgjedhor në tre palë zgjedhjet e fundit dhe njëherit anëtar i Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin Komunal.Aleancës po i bashkohen kuadro të dëshmuar, të cilët do vazhdojnë të japin kontributin në sferën e zhvillimit në vitet e ardhshme.Z.Hadergjonaj, punë të mbarë!