Please enter at least 3 characters.

Iseni: Integrimi i vendit në BE është orientim strategjik, me bashkëpunim ndërkombëtarë luftojmë krimin dhe korrupsionin

Në Bruksel është mbajtur sot Samiti Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, i dedikuar bashkëpunimit në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë, ku po marrin pjesë përfaqësues të lartë nga rajoni dhe BE-ja.

Në fokus të diskutimeve janë prioritetet e përbashkëta të sigurisë, si dhe hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Një nga temat kryesore të samitit është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe goditja e rrjeteve kriminale përmes qasjes “follow-the-money”, duke avancuar hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, i cili po merr pjesë në këtë samit, theksoi përkushtimin e institucioneve për të sjellë ide dhe vendime të reja që do të forcojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet orientim strategjik, duke shtuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është kyç për përballjen me sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.