IPKO merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit - tregon si t'i paguani më lehtë faturat mujore dhe si ta mbushni telefonin
Si pasojë e ngjarjeve të fundit, edhe kompania IPKO ka marrë masat e veta parandaluese.
Kompania ka treguar se të gjitha dyqanet punojnë normalisht dhe me orar të rregullt, por ka bërë thirrje që të shfrytëzohen kanalet alternative për kryerjen e shërbimeve që i keni.
Më poshtë e keni sqarimin e plotë nga kompania IPKO.
“Të nderuar klientë,Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, prioriteti kryesor I IPKO është shëndeti i punonjësve dhe klientëve të saj. Për këtë arsye, ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).Edhe pse të gjitha dyqanet e IPKO do të punojnë normalisht dhe me orar të rregullt, ju lutem shfrytëzoni kanalet alternative për të kryer shërbimet tuaja kurdo që është e mundur, në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët:• Për të paguar faturat mujore të shërbimeve të IPKO ( internetit, TV, Super Duo, Max dhe shërbimeve të telefonit) dhe gjithashtu për ta mbushur telefonin tuaj, ju lutem na vizitoni në shop.ipko.com• Për të aktivizuar shërbime tjera në numrin tuaj të telefonit mobil, ju mund të përdorni aplikacion MyIPKO• Për çështje tjera urgjente, ju lutem vizitoni distributorët e autorizuar të IPKO siç janë dyqanet ushqimore apo pompat e benzinit, kudo që shihni logon e IPKO. • Për kërkesat tuaja në lidhje me problemet teknike, në rast të pritjes së gjatë në linjën telefonike në Qendrën e Thirrjeve, ju lutem përdorni kanalet alternative si chat direkt ose rrjetet sociale. IPKO është e dedikuar të jetë në shërbimin tuaj dhe t’ju ofroj shërbime pa ndërprerje. Të shpresojmë se situata do të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur. Ju urojmë shëndet!IPKO”.


