iPad Air 3 vjen me dizajn të ri, më ndryshe!
01/02/2016
Ndërsa tani në internet janë shfaqur disa pamje të kornizës së re të të tabletit, me të cilën konfirmohen ndryshimet në dizajn të gjeneratës së re të tabletit.
Korniza e re e iPad Air është shfaqur në Alibaba, për të cilën ka raportuar Macotakara.
Bashkë me këtë dizajn të ndryshuar - iPad Air 3 pritet gjithashtu të ketë një procesor më të shpejtë se modeli aktual, ndërsa është përfolur të vijë me procesorin më të ri të Apple - A9X që filloi me iPad Pro.
Ndër të tjera pritjet janë që iPad Air 3 të ofrojë edhe më shumë RAM memorie, kamera më të avancuara si dhe ndryshime të tjera. (Telegrafi)


