Please enter at least 3 characters.

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri, ndërprerje të furnizimit me ujë

Ekipet e mirëmbajtjes të KRU "Mitrovica" do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Faruk Beqiri”, rrugën “Arsim Muzaqi” dhe në Sllatinë.

Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugën “Lumni Surdulli”, rrugën “Nimon Ferizi” dhe rrugën “Ana Lin”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka njoftuar se uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

Konsumatorëve u është bërë thirrje që në rast të turbullimit të ujit, ta lënë atë të rrjedhë për disa minuta deri në kthjellimin e tij. /Telegrafi/