Please enter at least 3 characters.

Intervale me diell, temperaturat zbresin deri në -6°C

Sot do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë qarkullimit, sidomos në zonat ku mund të ketë ngrica. /Telegrafi/