Please enter at least 3 characters.

Interi tregon fytyrë kampioni, fiton me shumë spektakël në udhëtim te Napoli

2020/01/GettyImages-1197921894.jpg
312:"NAPLES, ITALY - JANUARY 06: Romelu Lukaku, Lautaro Martinez and Matias Vecino of FC Internazionale celebrate the 0-2 goal scored by Romelu Lukaku during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on January 06, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka zhvilluar një super-paraqitje në fitoren 3-1 ndaj Napolit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Nerazzurët e filluan vitin 2020 me fitore ndaj napolitanëve, e që golin e parë në këtë derbi e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 14-të.

Sulmuesi belg (33’) nuk u ndal me kaq dhe arriti që ta shënonte edhe të dytin në këtë sfidë nga një asistim i Marcelo Brozovicit.

Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Para se të përfundonte 45 minutëshi i parë, Arkadiusz Milik e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 39-të me një asistim të Jose Callejon.

Pjesa e parë përfundoi me tri gola, derisa në të dytën u shënua vetëm një.

Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ishte Lautaro Martinez, ai që e vulosi fitoren e Interit në minutën  e 62-të duke rikonfirmuar se janë seriozisht në garë për titullin e Serie A-së.

Interi vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi, ndërsa në xhiron e 19-të do të kenë punë me Atalantan. /Telegrafi/

https://twitter.com/baketerana/status/1214293347000557569

https://twitter.com/baketerana/status/1214293629566631936

https://twitter.com/baketerana/status/1214280810502742018