Interi synon transferimin e dy yjeve të Atalantas
Klubi italian, Interi po planifikon të ardhmen dhe tashmë ka etiketuar dy yje të rivalëve të Atalantas si objektiva të mëdha të verës së ardhshme.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, Interi ka listuar dyshen e Atalantës, Marco Palestra dhe Ederson, si objektiva të mundshëm për verën e vitit 2026.
Palestra ka bërë bujë me periudhën e tij mbresëlënëse si huazim te Cagliari këtë sezon, dhe pretendentët do të shtohen vetëm në verë, me klubin La Dea që e konsideron se shitja e mbrojtësit italian nuk mund të ndodh në janar.
Interi ka pësuar një humbje të madhe me dëmtimin e mbrojtësit të djathtë, Denzel Dumfries, me Luis Henrique që aktualisht po e mbush boshllëkun e tij.
⚫️🔵#Inter, un mercato da urlo: da #Ederson a #Palestra, i nomi per la prossima estate https://t.co/h5AFKkzEQK
— Corriere dello Sport (@CorSport) December 23, 2025
Ederson ishte në listën e dëshirave të Interit verën e kaluar dhe, pavarësisht përpjekjeve të agjentit të tij për të arritur një transferim në një klub të madh, Atalanta e mbajti atë në pronësi.
Megjithatë, ata mund ta fitojnë mesfushorin brazilian verën e ardhshme. 26-vjeçari ka qenë një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Serie A gjatë disa sezoneve të fundit.
Interi do të kërkojë të riorganizojë mesfushën verën e ardhshme për shkak të të ardhmes së pasigurt të Hakan Calhanoglu, Davide Frattesi, Henrikh Mkhitaryan dhe Piotr Zielinski. /Telegrafi/


