Please enter at least 3 characters.

Interi rivalizohet nga WBA dhe Chelsea për Caceres

2016/10/martin-caceres.jpg

Jo vetëm Interi për Martin Caceres, i cili aktualisht është lojtar i lirë dhe po pret një klub për ta ftuar.

Sipas Birmingham Mail, mbrojtësi është objektiv i Tony Pulis për West Bromwich Albionin e tij.

29-vjeçari mund të bashkohet edhe me Anonio Conten te Chelsea, pasi tekniku italian ka probleme të vazhdueshme në mbrojtje.

Por, besohet se agjenti i lojtarit tashmë është takuar me drejtuesit e Interit dhe në orët në vazhdim pritet edhe vendimi definitiv i lojtarit. /Telegrafi/