Please enter at least 3 characters.

Interi përfiton 54 milionë euro deri tani nga shitja e biletave dhe Liga e Kampionëve

2018/10/Inter-4.jpg
249:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: FC Internazionale Milano fans show their support prior to the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Interi ka fituar tashmë rreth 54 milionë euro nga shitjet e biletave dhe Liga e Kampionëve, rreth 20 për qind të të ardhurave të sezonit të kaluar.

Nerazzurët konkurrojnë në garën më të madhe në Evropë për herë të parë që nga sezoni 2011-12, dhe kanë dy fitore nga dy ndeshjet e tyre kundër Tottenham Hotspur dhe PSV.

Sipas shifrave nga Gazzetta dello Sport, klubi ka fituar 38.9 milionë euro nga pjesëmarrja në fazat e grupeve.

Tifozët e Interit janë gjithmonë pas klubit (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Aty shtohet edhe shifra prej 2.7 milionë eurosh për secilin prej fitimeve të tyre, ndërsa kualifikimi për 1/16-të do të garantojë të paktën 9.5 milionë.

Përveç kësaj, pesë ndeshjet në shtëpi të Nerazzurrëve deri më tani kanë dhënë rreth 10 milionë euro fitime, me 3.5 milionë euro që vijnë nga loja kundër Spurs në Ligën e Kampionëve.

Një nga koreografitë e tifozëve të Interit (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Kjo jep një total prej rreth 54 milionë eurosh, një shifër që do të rritet edhe më tej, pasi ndeshjet në shtëpi kundër Milanit dhe Barcelonës, biletat janë shitur tashmë.

Paratë e fituara tashmë përfaqësojnë rreth 20 për qind të të ardhurave totale deri në 30 qershor. /Telegrafi/