Interi nuk mund të matet me Romën
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, seria e golave u hap në minutën e 21-të kur Gervinho shënoi pas asistimit të Adem Ljajic.
Një harkim nga këndi të Kuzmanovic e priti në zonë Andrea Ranocchia dhe me kokë e barazoi rezultatin (36’).
Spektakolar ishte Jose Holebas në fillim të gjysmës së dytë (47’). Ai i kaloi disa lojtarë zikaltër para se të shënonte.
Rezultati u barazua përsëri. Ishte ish-futbollisti romak, Pablo Daniel Osvaldo, i cili pranoi një top nga Dodo para se të shënonte (57’).
Megjithatë, Giallorossët e kthyen shumë shpejt epërsinë. Gervinho u bëri telashe mysafirëve nga e djathta, para se të pasonte te Totti, i cili e mbrojti topin dhe asistoi te Miralem Pjanic. Goditja e boshnjakut u ndal në rrjet (70’).
Vendasit vazhduan të luanin më mirë, madje pati edhe një kërkimpenaltie, por arbitri nuk mendoi ashtu.
Dhe në minutat shtesë (90’+2), Miralem Pjanic shënoi golin e katërt të nikoqirëve dhe të dytin personal nga gjuajtja e lirë.
Roma qëndron prapa Juventusit në tabelë, me tri pikë më pak. /Telegrafi/


