Please enter at least 3 characters.

Interi nis bisedimet me Realin për Bale

2019/07/GarethBalerealbanke-e1563802488966.jpg
252:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Gareth Bale of Real Madrid walks to the substitute bench before the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi është përfshirë në bisedime me Real Madridin për transferimin e Gareth Bale, ndërkohë që po shtohen spekulimet për të ardhmen e uellsianit.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se anësori do të largohet nga Santiago Bernabeu duke thënë: "Nëse largohet nesër, aq më mirë".

Kthimi te Tottenham Hotspur dhe një ofertë luksoze nga Kina janë përmendur si opsione, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se Interi dëshiron t'ia sigurojë një transferim të madh Antonio Contes.

Strategu italian është i frustruar me mostransferimin e Romelu Lukakut nga Manchester Unitedit, prandaj Nerazzurrët janë në bisedime të avancuara për 30-vjeçarin e Realit.

Bisedimet zhvillohet me anë të ndërmjetësit Nelio Lucas, ndërsa pritet të shihet se cila do të jetë oferta e zikaltërve për ta joshur lojtarin drejt Serie A.

Bale ka shënuar 102 gola dhe ka dhuruar 64 asistime në gjashtë vitet e tij te Los Blancos, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë La Ligan, por ai asnjëherë nuk i kishte kënaqur kërkesat e tifozëve, si dhe ka pasur probleme me lëndime. /Telegrafi/