Please enter at least 3 characters.

Interi në garë me Cityn dhe Napolin për Agustin Almendra

2019/04/Agustin-Almendra.jpg
295:"SANTA FE, ARGENTINA - MARCH 01: Agustin Almendra of Boca Juniors celebrates after scoring the third goal of his team during a match between Union and Boca Juniors as part of Superliga 2018/19 at Estadio 15 de abril on March 1, 2019 in Santa Fe, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi është gati të përfshihet në garë për futbollistin e Boca Juniors, Agustin Almendra - shkruan Calciomercato.

Talenti 19-vjeçar, i cili konsiderohet si "Juan Riquelme i ri", ka joshur interesimin e shumë klubeve evropiane.

Manchester City dhe Napoli janë dy klubet që kanë shprehur interesim për mesfushorin, ndërsa atë e ka monitoruar edhe Juventusi.

Është raportuar edhe më herët se Nerazzurrët kanë bërë ofertë për Almendran, ndërsa tash drejtori Giuseppe Marotta është i gatshëm të përfshihet sërish në garë për shërbimet e tij.

Ai ka një klauzolë në vlerë prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës dhe Interi planifikon ta paguajë. /Telegrafi/