Please enter at least 3 characters.

Interi huazon Alex Teixeira në janar?

2017/09/teix-e1505894568513.jpg
222:"Jiangsu Suning's Alex Teixeira celebrates during the Chinese Super League football between Jiangsu Suning and Shandong Luneng on March 5, 2016 in Nanjing. / AFP / STR (Photo credit should read STR/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Raportohet se Interi do ta marr si huazim Alex Teixeira që në janar nga Jiangsu Suning.

Mesfushori sulmues ka kaluar në Superligën kineze në shkurt të vitit 2016 për afro 50 milionë euro nga Shakhtar.

Klubet kineze mund t’i fusin në lojë vetëm  tre lojtarë të huajë dhe Benjamin Moukandjo ka treguar formë të mirë prej ardhjes nga Lorient.

Ramirez konsiderohet i paprekshëm dhe Teixeira duhet të luftojë për një vend me Roger Martinezin dhe Trent Sainsbury.

Sipas Tuttosport, Nerazzurrët mund ta marrin si huazim brazilianin në janar, pasi as Luciano Spalletti nuk ka lojtar që mund të luajë pas sulmuesve.

Suning Group e ka në pronësi klubin dhe nuk do të kishte problem për transferimin me lojtarin që do të kishte dëshirë të kthehej në Evropë.

Sezonin e shkuar Interi e kishte marr Sainsburyn si huazim në janar.

Interi pas pesë ndeshjeve ka katër fitore dhe një barazim. /Telegrafi/